Luiz, përforcim i befasishëm për Realin

Sporti

Luiz, përforcim i befasishëm për Realin

Më: 27 janar 2015 Në ora: 12:27

Qendërmbrojtësi i Paris Saint-Germain, David Luiz, është duke u përmendur si përforcim i befasishëm për Real Madridin, në verën e ardhshme.

Pepe dhe Sergio Ramos ende nuk kanë vazhduar kontratat e tyre me Real Madridin, andaj janë duke krijuar spekulime se mund të largohen nga klubi.

Dhe, kjo ka detyruar gjigantin madrilen që të konsiderojë mundësinë e blerjes së një qendërmbrojtësi të ri gjatë afatit kalimtar të verës.

Sipas tabloidit britanik “Daily Express”, në Santiago Bernabeu mund të mbërrijë David Luiz.

Braziliani nënshkroi për Paris Saint-Germain në verën e vitit të kaluar por prapë mund të largohet nga klubi në fund të këtij sezoni nëse Reali ofron rreth 50 milionë euro për shërbimet e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat