Napoli i dyti, nuk fal me Genoan

Sporti

Napoli i dyti, nuk fal me Genoan

Më: 27 janar 2015 Në ora: 00:13

Fitorja 2-1 con Napolin serish te vetem ne vendin e trete, te fundit qe garanton nje bilete ne Champions ne Itali.

Me Higuain gjithshka eshte e mundur dhe Napoli vijon marshin drejt Championsit pikerisht falë argjentinasit qe me dygoleshin e tij vendosi edhe ndeshjen e javes se 20 me Genoan, ashtu sic beri edhe nje jave me pare kur ndeshkoi Lazion.

El Pipita e niste titullar i vetem ne sulm i mbështetur nga Callejon, Hamsik e De Guzman dhe argjentinasi i justifikoi pritshmëritë që në fillim duke kaluar Napolin pas vetëm 7 minutash në avantazh..

Lindi gjithshka nga tentativa e Callejon, Perin grushtoi por në kthimin e topit Higuain u tregua i zoti për të depozituar në rrjetë për golin e 11 sezonal. Napoli pati një mundësi të mirë për të dyfishuar në të 38 kur De Guzman u shërbyer në thellësi u gjend i vetëm para Perin por shpërdoroi duke e cuar topin sipër traversës, ndërsa vetëm 2 minuta më pas shansi ishte në krahun e Genoas me Perottin që me një fitnte të bukur liroi Antonellin që nuk arriti të mposhte Rafael.

Pjesa e dytë nisi me një tjetër rast të De Guzman që nxorri jashtë loje Perin me finte dhe goditi në portë me Genoan që shpëtoi vetëm nga ndërhyrja në rrëshqitje e Burdisos. Napoli u ndëshkua për rastet e pakonkretizuara në minutën e 56 me Iago Falque që risolli gjithshka nga e para me goditjen e tij nga kufitjtë e zonës.

Napoli u hodh perpara ne kerkiim te fitores dhe ne minuten e 73 Higuain fitoi nje 11 metërsh për një shtyrje në zonë nga Kucka. Argjentinasi morri përsipër goditjen e penalltisë , Perin i kuptoi krahun por nuk arriti të pengonte topin që shkoi drejt rrjetës dhe 2-1.

Rezultat qe mbeti i pandryshueshem dhe e con Napolin serish te vetem ne vendin e trete, te fundit qe garanton nje bilete ne Champions ne Itali ne kuoten e 36 pikeve, dy me teper se ndjekesit e Lazios dhe te Sampdorias.


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat