Kupa e Afrikës, kualifikohen Tunizia dhe DR Kongo

Sporti

Kupa e Afrikës, kualifikohen Tunizia dhe DR Kongo

Më: 26 janar 2015 Në ora: 22:52

Republika Demokratike e Kongos dhe Tunizia barazuan 1-1 mes tyre duke arritur të kualifikoheshin në raundin cerekfinal.

Janë Tunizia dhe Republika Demokratike e Kongos dy përfaqësueset që siguruan biletën kualifikimit në grupin B të Kupës së Afrikës. Ashtu sic pritej edhe në këtë grup u desh vërshëllima finale e arbitrit në dy ndeshjet respektive për të përcaktuar skuadrat e kualifikuara. Në Estadio De Bata të Guinesë Ekutoriale, Republika Demokratike e Kongos dhe Tunizia barazuan 1-1 mes tyre duke arritur të kualifikoheshin në raundin cerekfinal kjo edhe për faktin se sfida tjetër e grupit B mes Kepit të Gjelbër dhe Zambias përfundoi në barazim 0-0. Tunizia e mbylli fazën e grupeve në kuotën e 5 pikëve duke u pozicionuar në vendin e parë ndërsa Republika Demokratike e Kongos edhe pse arriti të grumbullonte vetëm 3 barazime u kualifikua për me tej në saj të goleavarazhit më të mirë kundrejt Kepit të Gjelbër që e mbylli grupin gjithashtu në kuotën e 3 pikëve.

Golat në takimin mes Tunizisë dhe Republikës Demokratike të Kongos u shënuan nga Akaichi që kaloi në avantazh formacionin e drejtuar nga trajneri belg Leekens, ndërsa barazoi gjithcka për Republikën Demokratike të Kongos, Bokila në minutën e 64-të. Në sfidën tjetër mes Kepit të Gjelbër dhe kampionëve të vitit 2012-të Zambias shifrat mbetën të paprekura deri në fund, rezultat ky që nuk kualifikoi asnjërën prej dy skuadrave. Në cerekfinale Tunizia do të ndeshet me Guinenë Ekuatoriale që është edhe vendi organizator i eventit, ndërsa sfida tjetër do të jetë një duel zjarri mes përfaqësueses së Kongos dhe asaj të Republikës Demokratike të Kongos dy vende që janë në konflikt politik me njëri-tjetrin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat