Xhaka: Ky tregim do të përfundojë!

Sporti

Xhaka: Ky tregim do të përfundojë!

Më: 26 janar 2015 Në ora: 18:58

Futbollisti nga Kosova, Granit Xhaka, është i kënaqur në fanellën e skuadrës gjermane, Monchengladbach. Mesfushori që luan për kombëtaren e Zvicrës, tha për prestigjiozen gjermane “Bild” se tërë vëmendjen e ka te skuadra aktuale dhe jo nga ofertat që vijnë në adresë të tij. Ai është kërkuar edhe nga gjiganti italian, Milani. “Të hënën e kaluar babai dhe menaxheri im kanë pasur biseda të vazhdueshme me Monchengladbach. Jam i lumtur që do ta nënshkruaj këtë javë kontratën e re që më mban tek Gladbachu deri në vitin 2019, me opsion vazhdimi. Më vjen mirë që ky tregim do të përfundojë”, tha Xhaka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat