Rummenigge: Bayerni nuk ka plan B nëse largohet Guardiola

Sporti

Rummenigge: Bayerni nuk ka plan B nëse largohet Guardiola

Më: 26 janar 2015 Në ora: 18:52

Karl-Heinz Rummenigge ka thënë se skuadra e tij nuk ka ndonjë plan B nëse trajner aktual, Pep Guardiola do të largohet në fund të këtij sezoni.

Guardiola ka refuzuar të nënshkruajë kontratë të re me Bayernin, dhe Rummenigge ka thënë se skuadra e tij nuk ka ndonjë plan B nëse ai largohet.

“Ne kemi vetëm një Plan A, që do të thotë është vetëm Guardiola”, tha Rummenigge për të përditshmen gjermane, Kicker.

“Nëse ai dhe familja e tij ndihen këtu si në shtëpi, atëherë ai do të qëndrojë, nëse jo, atëherë ne do të gjejmë ndonjë zgjidhje në mënyrë të relaksuar”, përfundoi Rummenigge..html#sthash.R7xV0sch.dpuf

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat