Lufton për ta mposhtur vëllanë

Sporti

Lufton për ta mposhtur vëllanë

Nga: Kemajl Goca Më: 26 janar 2015 Në ora: 18:44

Në skitari është shumë interesant në kategorinë e seniorëve, ku dy vëllezër luftojnë mes vete: Eordejt dhe Dardan Pupovci. Eordejti ka 22 vjet, por këmbëngul se me përgatitjet që po i zhvillon ditëve të fundit, do ta mposhtë vëllanë e tij, i cili fitoi dy garat e fundit në sllallom. Eordejti është anëtar i klubit Alpi nga Peja dhe kombëtares së Kosovës. “Është shumë e vështirë ta mposhtesh vëllanë, duke u nisur nga fakti se ai gjithnjë punon shumë për skijim, edhe natyrisht është i pandalshëm e i pamposhtur. Njëkohësisht nuk do të ndalem derisa ta mposhti.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat