Neymar: Nuk më intereson dënimi i Ronaldos, por duhet të dënohet

Sporti

Neymar: Nuk më intereson dënimi i Ronaldos, por duhet të dënohet

Më: 26 janar 2015 Në ora: 16:33

=Superylli i Barcelonës, Neymar ka refuzuar të flasë rreth një dënimi të Ronaldos për kartonin e kuq ndaj Cordobas, duke thënë se ai e shikon vetëm skuadrën e tij.

Neymar ka thënë se nuk i intereson për sa kohë do të dënohet Ronaldo për kartonin e kuq të marrë në takimin ndaj Cordobas, pasi ai e shikon vetëm skuadrën e tij.

“Sa ndeshje duhet të dënohet Ronaldo për kartonin e kuq të marrë ndaj Cordobas? Unë nuk jam pjesë e komitetit që mirret me këto punë. Nuk më intereson, unë fokusohem vetëm te skuadra ime”, tha Neymar.

Përndryshe, Ronaldo pritet të dënohet me dy ndeshje moslojë dhe raportohet se do të jetë i gatshëm për përballjen kundër Atletico Madridit në kuadër të La Ligas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat