Silva: Kam sakrifikuar paratë për tu transferuar te Reali

Sporti

Silva: Kam sakrifikuar paratë për tu transferuar te Reali

Më: 26 janar 2015 Në ora: 15:01

Transferi më i ri i Real Madridit, Lucas Silva sapo ka zbuluar se ka hequr dorë nga 10% e 15 milionë eurove, vetëm për tu transferuar te skuadra e Real Madridit.

Lucas Silva ka ndihmuar transferimin e tij nga Cruzeiro te Real Madridi, pasi ka hequr dorë nga 10% e parave që do t’i takonin atij nga 15 milionë euro.

“Është një gjë shumë e drejtë që unë hoqa dorë nga 10% e çmimit tim vetëm për tu transferuar te Real Madridi”, tha Silva për Marca.

“Ishte më e mira për të gjithë dhe unë doja vetëm të luaja për Realin. Më është dhënë mundësi unike dhe kam dashur ta shfrytëzojë atë. Reali është skuadra më e madhe në botë dhe ndihem shumë i lumtur”, përfundoi braziliani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat