Shkon Baletiqi, rikthehet Kërveshi

Sporti

Shkon Baletiqi, rikthehet Kërveshi

Nga: Kemajl Goca Më: 26 janar 2015 Në ora: 14:59

Humbja nuk e shokoi vetëm klubin e basketbollit Kosova e Re Bashkimi nga Prizreni, por tërë qytetin dhe tifozët e saj. Pritej se Bashkimi do të fitojë në Therandë, por humbi me rezultat 80:73 nga Golden Eagle Ylli. Dhe nuk i mbetej tjetër gjë drejtuesve të klubit prizrenas pos ta shkarkojnë Miodrag Baletiqin dhe në vend të tij vjen Edin Kërveshi. “Më në fund largohet trajneri Baletiq dhe në vend të tij vjen Edin Kërveshi”, shkruan në faqen e facebookut të këtij klubi. Bashkimi tani është në vend të tretë me 24 pikë pas 15 javëve në ETC Superligë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat