Reali në telashe me FIFA-n

Sporti

Reali në telashe me FIFA-n

Më: 26 janar 2015 Në ora: 11:44

FIFA nis hetimin ndaj Realit të Madridit për të verifikuar nëse ka respektuar artikullin 19 të rregullores për transferimin e lojtarëve nën moshën 18 vjeç. Lajmin e bën të ditur gazeta "AS" që konfirmon se organi më i lartë drejtues i futbollit botëror ka kërkuar gjithë dokumentacionin e nevojshëm nga Federata Spanjolle e Futbollit. Në një letër dërguar nga zyrtari i FIFA-s, Kimberly Morris, federatës i kërkohet që të dërgojë në Zurichtë gjitha kontratat e transferimit të lojtarëve drejt Madridit.

Gjatë kohëve të fundit, klubi mbretëror ka zhvilluar një punë intensive për afrimin e disa të rinjve si Peeters, Asensio, Odegaard dhe Lucas Silva, por në klubin merengues drejtuesit janë shprehur disa herë në në transferimet e kryera nuk ka asgjë të jashtëligjshme. Për shkak të shkeljes së rregullores, ishte Barcelona që e pësoi disa muaj më parë, duke u ndëshkuar me bllokimin e afatit kalimtar për skuadrën blaugrana deri në 1 janarin e vitit të ardhshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat