Lyoni përforcon kreun

Sporti

Lyoni përforcon kreun

Nga: Kemajl Goca Më: 25 janar 2015 Në ora: 19:17

Skuadra e Lyonit bëri lojë të mirë si vendas dhe fitoi tre pikë të rëndësishme, duke e përforcuar kreun renditjes në elitën e futbollit francez. Lyoni shënoi fitore me rezultat 2:0 kundër Metz, në ndeshjen e javës së 22-të.

Mysafirët nga minuta e 28-të mbeten në fushë me një futbollist më pak, pasi që Milan u përjashtua direkt me karton të kuq dhe ishte një epërsi e mirë numerike për vendasit. Lacazette në minutën e 28-të nga penalltia ishte i pagabueshëm dhe solli në epërsi kryesuesin. Vendasit kontrolluan lojën dhe si rrjedhojë e kësaj bie edhe goli i dytë, pikërisht në minutën e 84-të kur shënon Tolisso. Lyon është në krye me 48 pikë, kurse Metz i fundit (i 20-ti) me 20 pikë.

Liga e Francës
Nice-Marseille 2:1 (0:0)
Lille-Monaco 0:1 (0:0)
Bastia-Bordeaux 0:0 (0:0)
Guingamp – Lorient 3:2 (1:0)
Montpellier- Nantes 4:0 (1:0)
Evian Th-Toulouse 1:0 (1:0)
Lyon- Metz 2:0 (1:0)
Reims- Lens 0:0 (0:0)
Rennes-Caen 1:4 (1:1)

Tabela
1. Lyon 22 15 3 4 48
2. Marseille 22 14 2 6 44
3. PSG 21 11 8 2 41
4. St Etienne 21 11 7 3 40
5. Monaco 22 11 6 5 39
6. Montpellier 22 10 5 7 35
7. Bordeaux 22 9 6 7 33
8. Nice 22 9 4 9 31
9. Nantes 22 8 7 7 31
10. Rennes 22 8 6 8 30
11. Reims 22 8 5 9 29
12. Guingamp 22 9 1 12 28
13. Lille 22 7 6 9 27
14. Bastia 22 5 8 9 23
15. Lorient 22 7 2 13 23
16. Evian 22 7 2 13 23
17. Toulouse 22 6 4 12 22
18. Caen 22 5 6 11 21
19. Lens 22 5 5 12 20
20. Metz 22 5 5 12 20

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat