Arsenali në të tetën e finales

Sporti

Arsenali në të tetën e finales

Nga: Kemajl Goca Më: 25 janar 2015 Në ora: 18:55

Skuadra e Arsenalit është kualifikuar në të tetën e finales së FA Cup (Kupa e Anglisë). Skuadra e Topçinjve’ shënoi fitore të vështirë me rezultat 3:2 në udhëtim ndaj skuadrës së Brighton, e cila garon një rang më poshtë (Championship). Futbollistët e Arsenalit e filluan furishëm, duke udhëhequr edhe me rezultat 2:0 me golat e Walcott (2’) e Ozil (24’). Dukej se gjithçka po iu shkon lehtësisht, por vendasit ia komplikuan punën mysafirëve me golin që shënoi O’Grady (50’). Djelmoshat e trajnerit Arsene Wenger sërish shënuan për 1:3. Autor i golit Rosicky (59’). Brighton nuk dorëzohet deri në fund, duke e ngushtuar humbjen në 3:2 me shënimin e Baldock (75’).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat