Skandali në Kampionatin Shqiptar

Sporti

Skandali në Kampionatin Shqiptar

Më: 25 janar 2015 Në ora: 18:34

Flamurtari nga Vlora shënoi fitore në çastet e fundit me rezultat minimal 2:1 kundër Teutës nga Durrësi, në takimin e javës së 19-të të Kampionatit të Shqipërisë në futboll. Një ndeshje që pretendohej se ishte e kurdisur dhe që quhej skandal përtej skandali. Presidenti i Flamurtarit, Sinan Idrizi e konsideroi një komedi dhe të turpshme sjelljen e futbollistëve të Teutës në përfundim të takimit me vlonjatët, që morën tri pikë të dyshimta pas pasivitetit të lojtarëve durrsakë në kohën shtesë.

“Ishte një komedi e turpshme që tregon se është i sëmurë i tërë sistemi dhe që vë në pikëpyetje kampionatin. Kjo që po ndodh vë në diskutim vazhdimësinë time dhe të ortakëve te mi në krye të Flamurtarit”, tha Sinani. Au kërkon që ekipet shqiptare të hiqen nga bastet. “I ftoj të gjithë presidentët e superiores që t'i heqim ekipet tona nga bastet.

Kjo është një sfidë që u bëj kolegëve të mi, që ndoshta kanë më shumë eksperiencë, për ta zhbërë këtë sistem”, ka thënë Idrizi. Ai paralajmëroi tërheqjen nga investimet në futbollin shqiptar. “Nëse nuk merren masa, sigurisht që unë nuk mund të vazhdoj të qëndroj në këtë detyrë. Për këtë as që duhet të keni dyshim”, ka thënë Idrizi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat