Fitorja e parë në karrierë për suedezin

Sporti

Fitorja e parë në karrierë për suedezin

Nga: Kemajl Goca Më: 25 janar 2015 Në ora: 15:39

Befasoi të gjithë me paraqitje fantastike Mattias Hargin nga Suedia. Pak kush ka pritur se skiatori suedez do të del ngadhënjimtar në disiplinën e sllallomit në Kupën e Botës, e mbajtur në Qendrën e Skive në Kitzbuhel. Hargin ishte i shkëlqyeshëm në shteg dhe triumfoi me kohë të kaluar 1:43.10 minuta. Një fitore që kurrë nuk do të harrojë dhe që la pas vetes kampionin në fuqi të botës, Marcel Hirscher nga Austria.

29-vjeçari ishte në ditën e tij, rrëshqiti në mënyrë fenomenale, pothuajse pa asnjë gabim ku pati kohën më të mirë për 49 të qindtat se Hirscher. Austriaku u desh të kënaqej me vendin e dytë , por edhe më kohën më të shpejtë për 14 të qindtat se gjermani Felix Neureuther që zuri vendin e tretë. Italiani Giuliano Razzoli u përpoq mjaft, por dot që ta prek podiumin. Ai renditet i pesti me 14 të qindtat të kohës më të dobët se vendi i tretë ose pati pesë më tepër se gjermani Fritz Dopfer.

Norvegjezi Henrik Kristoffersen klasifikohet i shtati me kohë më të dobët për një sekondë e 13 të qindtat se i pari, kurse francezi Alexis Pinturault mbetet i nënti në renditje. Kroati Ivica Kosteliç zhgënjeu me paraqitje, i cili klasifikohet i 18-ti.

Marcel Hirscher kryeson me 996 pikë në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, i ndjekur nga Kjetil Jansrud (Norvegjia) me 834 pikë, pasojnë: Alexis Pinturault (Franca) 640 pikë, Dominik Paris (Italia) 603, Felix Neureuther (Gjermania) 602, Fritz Dopfer (Gjernania) 587, Hannes Reichelt (Austria) 438, Carlo Janka (Zvicra) 432, Matthias Mayer (Austria) 427 dhe Ted Ligety (SHBA) me 420 pikë.

Në renditjen e përgjithshme të sllallomit, Neureuther udhëheq me 480 pikë, i cili përcillet nga Hirscher (456), Dopfer (349),Gross (304) e Hargin (294). Me 27 janar do të zhvillohet garat e radhës në Schladming të Austrisë.

Rezultatet

1. Mattias Hargin (Suedia) 1:43.10
2. Marcel Hirscher (Austria) 0.49
3. Felix Neureuther (Gjermania) 0.63
4. Giuliano Razzoli (Italia) 0.77
5. Fritz Dopfer (Gjermania) 0.82
6. Alexander Khoroshilov (Rusia) 1.04
7. Henrik Kristoffersen (Norvegjia) 1.13
8. Stefano Gross (Italia) 1.32
9. Alexis Pinturault (Franca) 1.44
10. Markus Larsson (Suedia) 1.49

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat