Vonn superiore, 23 qindtat para Fenningerit!

Sporti

Vonn superiore, 23 qindtat para Fenningerit!

Nga: Kemajl Goca Më: 25 janar 2015 Në ora: 15:14

Skiatorja amerikane, Lindsey Vonn, po kalon formë jashtëzakonisht të mirë dhe shënoi fitore domethënëse në disiplinën e supersllallomit të madh në Kupën e Botës në ski, e cila u zhvillua në Qendrën e Skive në St. Moritz të Zvicrës.

30-vjeçarja ishte e përgatitur mirë, rrëshqiti me mjeshtri dhe arriti e para në cak me kohë të kaluar, 1:23.55 minuta. Kjo është fitorja e 64-të në karrierë të saj, duke e lënë pas ish-skiatoren austriake, Annemarie Moser-Pröll, e cila deri para disa ditëve mbante rekordin me 62 fitore. Tanimë Vonn ka dy fitore më shumë dhe vazhdon me rekordet e saja. Vonn, me paraqitjen e saj në shteg, vërtet mahniti të gjithë dhe pas saj mbeti me 24 të qindtat e kohës më të ngadalshme austriakja Anna Fenninger. Mirëpo, edhe Fenninger bëri një paraqitje jashtëzakonisht të mirë, por jo ta sfidojë kohën e amerikanes. Fenninger pati një epërsi për 86 të qindtat e sekondës më të shpejt së bashkëkombësja e saj, Nicole Hosp.

Suedezja Kajsa Kling u paraqit mjaft mirë, por ngeci për 38 të qindtat e sekondës larg pozitës së tretë, por ishte më e shpejtë për shtatë të qindtat se vendi i pestë Cornelia Hütter nga Austria. Viktoria Rebensburg nga Gjermania nuk ishte në ritmin e saj dhe si pasqyrë e kësaj pozicionohet në vend të tetë dhe me kohë të njëjtë se Regina Sterz nga Austria. Tina Maze nga Sllovenia nuk arriti të përfundoi garën e cila bëri një gabim.

Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Tina Maze, prinë me 985 pikë ose 184 pikë më tepër se vendi i dytë, Fenninger, kurse Vonn është e treta me 646 pikë, pasojnë: Frida Hansdotter 459, Viktoria Rebensburg 453, Lara Gut 450, Kathrin Zettel 450, Elisabeth Görgl 441 e Nicole Hosp 405 pikë. Sipas kalendarit, gara e radhës do të zhvillohet me 21-22 shkurt në Maribor.

Rezultate
1. Lindsey Vonn (SHBA) 1:23.55
2. Anna Fenninger (Austria) 0.24
3. Nicole Hosp (Austria) 1.10
4. Kajsa Kling (Suedia) 1.48
5. Cornelia Hütter (Austria) 1.55
6. Nicole Schmidhofer (Austria) 1.80
7. Ragnhild Mowinckel (Norvegjia) 1.85
8. Regina Sterz (Austria) 1.99
8. Viktoria Rebensburg (Gjermania) 1.99
10. Francesca Marsaglia (Italia) 2.00

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat