Nuri Seferi gati për meçin historik në Poloni

Sporti

Nuri Seferi gati për meçin historik në Poloni

Më: 25 janar 2015 Në ora: 10:59

Po afrohet meçi historik i kampionit aktual të Evropës dhe numrit 3 të botës në kategorinë “Cruiser”, Nuri Seferi. Ai do të përballet më 31 janar me numrin 1 të botës, Krzysztof Glowacki në Poloni.

«Përgatitjet e mia po shkojnë drejt përfundimit para ndeshjes sime historike më 31 Janar në Poloni kundër Krzystof Glowacki. Dua që publikisht të falënderoj trajnerin tim Bülent Baser i cili ka bëre një punë të shkelqyer gjatë fazës përgatitore. Kemi punuar shumë me qellim që të kthehemi kokëlartë nga Polonia», shkruan në një postim në Facebok, boksieri shqiptar i cili është i bindur thellë në fitoren e tij.

«Po ashtu dua që në këtë rast të falënderoj edhe ish kampionin e botës Juan Carlos Gomez , Sparing Partnerin tim i cili u stërvit sëbashku me mua gjatë stërvitjeve intensive që kisha në këtë periudhë. Shpresoj që mbështetja juaj nuk do të mungojë as në Poloni. Të bashkuar drejt fitorës », thotë Seferi.

Lufta Seferi vs. Glowacki është pjesë e një Turneu Eliminator që e ka përzgjedhur Federata WBO në asamblenë e saj të fundit në Las Vegas. Ky do të jetë padyshim dueli më i rëndësishëm në karrierën e boksierit shqiptar, Nuri Seferi .

Kundërshtari i Seferit, polaku Krzysztof Glowacki deri tani i ka zhvilluar 23 duele dhe ka fituar 23 herë, 15 herë me K.O. Ai e mban titullin WBO Inter-Continental dhe pozitën e parë në ranglisten botërore. Pra një kundërshtar që më i vështirë nuk mund të ishte, është vetëm 28 vjeçar, 10 vite më i ri se boksieri shqiptar me qendrim në Zvicër, Nuri Seferi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat