Ja sa ndeshje do të pezullohet Ronaldo

Sporti

Ja sa ndeshje do të pezullohet Ronaldo

Më: 25 janar 2015 Në ora: 10:35

Kartoni i kuq kundër Granadas do t’i kushtojë shumë Cristiano Ronaldos.
Futbollisti portugez, Cristiano Ronaldo, do të dënohet ashpër nga federata spanjolle pas kartonit të kuq që mori kundër Granadas.

Portugezi goditi dy futbollistë kundërshtar me qëllim, për ҫka u ndëshkua me të kuq.

El Mundo Deportivo shkruan sot se gjesti i Ronaldos është i ngjashëm me kartonin e kuq që më parë morri Rodrigo De Paul apo Duda i Sevillas.

Këta të fundit u ndëshkuan me nga katër ndeshje pezullim dhe një dënim i tillë e pret edhe Ronaldon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat