Martinezit i pëlqen Tottenhami

Sporti

Martinezit i pëlqen Tottenhami

Më: 25 janar 2015 Në ora: 10:26

Lojtari i Portos, Jackson Martinez dëshiron që të luajë për skuadrën e Tottenham Hotspur. Lajmi është bërë i ditur nga “Daily Express”.

Sulmuesi aktual i Portos pritet ta braktis futbollin portugez për tu transferuar në Premier Ligë. Interesim për kolumbianin kanë shfaqur edhe Arsenali dhe Liverpooli.

Madje kjo e fundit ka probleme të theksuara në sulem për faktin se Mario Balotelli nuk po arrin të mbulojë hapësirën e lënë nga sulmuesi Luis Suarez.

Martinez ka kontratë me skuadrën e Portos deri në vitin 2017, por kjo nuk do të thotë se ai nuk mund të ndërrojë skuadër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat