Shaqiri mund të mos luajë nga fillimi

Sporti

Shaqiri mund të mos luajë nga fillimi

Më: 25 janar 2015 Në ora: 10:24

Ani pse pati një paraqitje të mirë në ndeshjen e Kupës kundër Sampdorias, Xherdan Shaqiri mund të mos luajë titullar në ndeshjen e radhës kundër Torinos në Seria A.

“Nuk besoj se Shaqiri mund të luajë 90 minuta. Do të vendosim të dielën”, tha Roberto Mancini. Xherdan Shaqiri ende nuk ka luajtur si titullar në Seria A.

Ish-lojtari i Bayern Munchen me shumë bujë është transferuar në Seria A tek Interi. Dy legjendat e futbollit botëror Oliver Bierhoff dhe Luis Figo e kanë vlerësuar si hap shumë të mençur transferimin në Inter. Shaqiri kishte oferta edhe nga disa skuadra tjera në mesin e të cilave edhe nga Liverpooli

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat