Na e rrahën Lorikun

Sporti

Na e rrahën Lorikun

Më: 25 janar 2015 Në ora: 09:26

Milani e humbi ndeshje nga Lazio me rezultat 3:1, por bashkë me duelin, e ka humbur edhe imazhin e një klubi të madh.

Dhe, fajtori kryesor i kësaj ishte mbrojtësi i Milanit, Mexes, që është sjell aspak në mënyrë sportive, por si një i “çmendur”.

Nervozizmit të tepruar të francezit nuk i ka shpëtuar as kapiteni i Shqipërisë, ylli i futbollit shqiptar, Lorik Cana, të cilin Mexes e ka kapur për fyti, atëherë kur Cana me gjasë kishte ndërhyrë në një zënkë të ashpër të Mexesit me Maurin.

Sjelljet e Mexesit janë të pajustifikueshme, dhe kartoni i kuq, ndoshta ishte dënim i vogël për të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat