Milani në krizë, Lazio fiton me përmbysje rezultati

Sporti

Milani në krizë, Lazio fiton me përmbysje rezultati

Më: 24 janar 2015 Në ora: 23:36

Një disfatë e rëndë për ekipin e Inzaghit që vazhdon të rrëshqasë në renditje.

Milani tashmë është zyrtarisht në krizë të thellë. Kuqezinjtë e mbyllin janarin pa asnjë fitore në Serie A duke u mundur 3-1 me përmbysje nga Lazio brenda në kryeqytet.c Edhe fillimi i mbarë me golin e Menezit që në minutën e 4-t nuk e ndihmoi Milanin që të bënte rezultat në këtë transfertë.

Ndeshja madje ndryshoi menjëherë me Lazion që shpërdoroi disa mundësi të mira në pjesën e parë me Klosen, që nuk arriti të barazojë rezultatin. Gjithsesi ndryshimi erdhi në të dytën, teksa fillimisht ishte Parolo që shënoi një gol fantastik në të 48-tën.

Katër minuta më pas Klose korigjoi gabimet e pjesës së parë duke kaluar në epërsi Lazion. Milani ishte inekzistent në fushë dhe Lazio mendoi të mbyllte përfundimisht takimin me golin e sigurisë, që u realizua sërish nga Parolo.

Rezultati negativ bëri që lojtarët e Milanit të humbasin dhe nervat, me Mexes që kapi për fyti në fushë Maurin duke u ndëshkuar me të kuq e duke rrezikuar tashmë një pezullim të rëndë duke i hapur të tjera telashe Milanit. Në sfidën tjetër të Serisë A, Cagliari fitoi 2-1 ndaj Sasuolos në Sardenjë me gola të realizuar nga Cop e Rossetini, që shënoi gjithashtu dhe një autogol në pjesën e dytë në portën e të tijve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat