Vullnet Basha, gol spektakolar me Real Zaragoza (Video)

Sporti

Vullnet Basha, gol spektakolar me Real Zaragoza (Video)

Më: 24 janar 2015 Në ora: 22:32

Futbollisti i Kombëtares Shqiptare, i harruar nga Gianni De Biasi prej më shumë se një viti e gjysmë dha kontributin e tij në fitoren 2-0.

Vullnet Basha ridel në skenë me një gol spektakolar. Futbollisti i Kombëtares Shqiptare, i harruar nga Gianni De Biasi prej më shumë se një viti e gjysmë dha kontributin e tij në fitoren 2-0 të Real Zaragozës ndaj Revreativo Huelvas në kuadër të javës së 22 të Segunda Division. Në minutën e 67 të sfidës, Vullneti, vëllai i Migjen Bashës që luan me Torinën në Serinë A, pasi kontrolloi me gjoks një top në gjysmëfushën kundërshtare shkarkoi të djathtën me një goditje fluturimthi, duke shtangur portierin Sotres, i cili kishte dalë disa metra nga porta. Goli i 24-vjecarit vulosi fitoren e pastër të Zaragozës, teksa në minutën e 55 kishte shënuar Romero. Me këtë sukses Zaragoza ngjitet në vendin e shtatë në kuotën e 34 pikëve, shumë pranë zonës që e mban në garë për një vend në Primera Divizion.

Vullnet Basha u bë pjesë e Real Zaragozës në verë të 2014, pas dy sezoneve të kaluara me Sionin në Zvicër. Me përfaqësuesen e Shqipërisë ka mundur të aktivizohet vetëm në një ndeshje, pikërisht në miqësoren me Armeninë më 14 gusht të 2013.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat