Real Fiton, përjashtohet Ronaldo (Video)

Sporti

Real Fiton, përjashtohet Ronaldo (Video)

Më: 24 janar 2015 Në ora: 17:59

Real Madridi ka shënuar fitore ndaj Cordobas me rezultat 2:1. Cristiano Ronaldo është përjashtuar me karton të kuq gjatë kësaj sfide.
Real Madridi ka shënuar fitore të rëndësishme. Ekipi i Carlo Ancelotti ka shënuar fitore ndaj Cordobas me rezultat 2:1, në kuadër të La Liga.

Vendasit e kanë nisur shumë mirë takimin, duke kaluar në epërsi qysh në minutën e dytë nëpërmjet, Nabil Ghilas, i cili ishte i sakët nga penalltia.

Kurse, në minutën e 27-të, Karim Benzema arriti ta barazoj rezultatin në 1:1. Ndërsa, tre pik të arta Realit ia siguroi Garath Bale, i cili shënoi nga penalltia një minuta pa përfunduar takimi.

Tetë minuta pa përfunduar takimi, Cristiano Ronaldo është përjashtuar me karton të kuq gjatë kësaj sfide.

Megjithëkëtë, Reali pas kësaj fitore është ngjitur në kuotën e 48 pikëve, katër më shumë sesa Barcelona që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.


Cordoba vs Real Madrid 1-2 All Goals... by gentaa

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat