Khedira, Bayern Munich rrit presionin

Sporti

Khedira, Bayern Munich rrit presionin

Më: 28 dhjetor 2014 Në ora: 20:25

Bayerni dhe Arsenali vazhdojnë të qëndrojnë në pole position për të siguruar shërbimet e tij.

Zërat për një largim të mundshëm të mesfushorit Sami Khedira nga Reali i Madridit nuk ndalen. Bayerni dhe Arsenali vazhdojnë të qëndrojnë në pole position për të siguruar shërbimet e tij edhe pse vetë lojtari ka shprehur dëshirën për ta vazhduar karrierën në "Santiago Bernabeu". Bavarezët kërkojnë të zëvendësojnë figurën e Toni Kroos me një tjetër lojtar të kombëtares gjermane pasi tifozët nuk e kanë gëlltitur ende largimin e tij dhe Khedira mund të jetë emri i duhur për të plotësuar boshllëkun. Nga ana tjetër, Florentino Perez po reflekton për një kontratë të re që mund t'i ofrojë gjermanit, karriera e të cilit po përshkon një dishezë gjatë muajve të fundit për shkak të dëmtimeve të shumta.

Por edhe në rast rinovimi, vendi në formacionin titullar nuk është aspak i sigurt për Khediran, sepse konkurrenca në ekip është e lartë. Ditët e para të Janarit do të jenë vendimtare për të mësuar fatin e mesfushorit të Kombëtares Gjermane, i cili humbi dy finalet më të rëndësishme të karrierës së tij në vitin 2014, atë të UEFA Chamnpions League dhe atë të Botërorit në Brazil kundër Argjentinës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat