Mourinho dëshiron te Chelsea Koken

Sporti

Mourinho dëshiron te Chelsea Koken

Më: 25 dhjetor 2014 Në ora: 23:52

Pasi firmosën me Diego Costa, Felipe Luis dhe Thibaut Courtois, Blutë e Londrës tashmë synojnë edhe 22-vjeçarin Koke.

Chelsea mendon sërish të "peshkojë" lojtarë nga Atletico Madrid. Pasi firmosën me Diego Costa, Felipe Luis dhe Thibaut Courtois, Blutë e Londrës tashmë synojnë edhe 22-vjeçarin Koke. Lojtari i kombëtares Spanjolle pëlqehet shumë nga trajneri Jose Mourinho, që e konsideron si përforcimin ideal për repartin e mesfushës. Gjithsesi Chelsea nuk do ta ketë aspak të lehtë të bindë Koken të largohet nga Los Colchoneros pasi shpeshherë ka deklaruar se dëshiron të qëndrojë për një kohë të gjatë në "Vicente Calderon".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat