Van Gaal ende nuk e di pozitën e saktë të Di Marias

Sporti

Van Gaal ende nuk e di pozitën e saktë të Di Marias

Më: 25 dhjetor 2014 Në ora: 23:32

Louis Van Gaal ende nuk di në cilën pozitë të lojës ta vë Angel Di Marian.
Trajneri i Manchester United, Louis Van Gaal, është ende në dyshim se në cilën pozitë të lojës ta vë argjentinasin, Angel Di Maria.

Ky i fundit pritet të luajë kundër Neëcaslte United nesër, mirëpo holandezi s’ka vendosur ende ku ta vë.

“Ende na duhet që ta zbulojmë një gjë të tillë”, u shpreh Van Gaal, raportojnë mediat britanike.

“Ka të bëjë edhe me konkurrencën në skuadër, ne duhet të shikojmë për skuadrën më të mirë, sepse patëm shumë lojtarë të lënduar dhe unë nuk pata mundësi që ta zgjedh skuadrën që doja”, shtoi tutje holandezi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat