Besnik Hasi i kalon pushimet në Gjakovë

Sporti

Besnik Hasi i kalon pushimet në Gjakovë

Më: 25 dhjetor 2014 Në ora: 16:13

Trajneri i skuadrës belge, Besnik Hasi ka konfirmuar se pushimet e fundvitit do ti kalojë në Gjakovë, së bashku me familjen e tij, pas një viti të lodhshëm dhe me shumë punë.

Besnik Hasi, i cili sezonin e fundit u shpall kampion i Belgjikës me skuadrën e Anderlechtit, në një intervistë për sport1 ka konfirmuar se pushimet e fundvitit do ti kalojë me familjen e tij në Gjakovë.

"Familje ime ka shkuar në Gjakovë, dhe patjetër që edhe unë do ti bashkohem atyre këto ditë. Ndërrimin e viteve unë do ta presë me familjen time në Gjakovë", konfirmoi Besnik Hasi.

Ai gjithashtu ka folur edhe për karrierën e tij te skuadra belge duke thënë: "Nuk është e lehtë të jesh trajner i Anderlechtit, pasi ke punë pothuajse 24 orë. Duhet të analizosh shumë gjëra nga fillimi deri në fund".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat