Sezoni 2015 në F1, ja numrat e pilotëve

Sporti

Sezoni 2015 në F1, ja numrat e pilotëve

Më: 25 dhjetor 2014 Në ora: 12:30

Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit, FIA ka publikuar numrat që do të mbajnë në makinat e tyre të gjithë pilotët që do të jenë pjesë e sezonit të ardhshëm të Formula 1. Ashtu sic ishte përfolur kohë më përpara Lewis Hamilton ka vendosur të mos mbajë numrin 1 edhe pse u shpall kampion bote me Mercedesin këtë vit. Edhe në 2015-n piloti britanik do të vazhdojë të ketë numrin 44 i cili i solli shumë fat gjatë sezonit të fundit, me Hamilton që arriti të thyente shokun e tij të skuadrës Nico Rosberg në garën për titullin Botëror pas një sezoni spektakolar të dominuar Mercedes.

Zgjedhja e kampionit të Botës në Formula 1 për të vazhduar me numrin 44 nuk mund të konsiderohet si një risi pasi ishte zbuluar rreth një muaj më parë nga bosi i skuadrës gjermane Totto Wolff. Sebasitan Vettel në aventurën e tij të re te Ferrari do të mbajë numrin 5 që më përpara i përkiste Fernando Alonsos, ndërsa piloti asturian te McLaren Honda do të ketë numrin 14. Nico Rosberg do të vijojë me numrin 6, ndërsa Daniel Ricciardo me 3-in. Dy prurjet e reja në Formula 1 te skuadra e Toro Rosos dhe Max Verstappen dhe Carlos Sainz Jr do të mbajnë respektivisht numrat 33 dhe 55. Në listën e publikuar nga FIA janë prezente edhe dy skuadrat Manor që ka marrë vendin e Marussias dhe Caterham por këto dy skuadra nuk kanë as pilotë e as numra pasi duket e vështirë pjesëmarrja e tyre në kampionatin Botëror të Formula 1 për vitin 2015.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat