Allegri: Bëmë maksimumin, jam i zhgënjyer

Sporti

Allegri: Bëmë maksimumin, jam i zhgënjyer

Më: 23 dhjetor 2014 Në ora: 00:19

Një koment i Allegrit kishte bënte edhe me zëvendësimin e Pirlos...

Jashtëzakonisht i mërzitur u shfaq trajneri i Juventusit Massimiliano Allegri në konferencën për shtyp pas ndeshjes finale të Superkupës së Italisë që skuadra e tij e humbi me pas llotarisë së 11-metërshave, me Napolin. Sipas Allegrit Juventusi nuk e meritoi ta humbiste një ndeshje të tillë.

" Skuadra në këtë ndeshje bëri atë që duhet të bënte. Luajtëm mirë gjatë gjithë kohës përvec fillimit të pjesës së dytë ku e lejuam Napolin të merrte iniciativën. Pastaj pësuam gol në castet e fundit dhe dicka e tillë na penalizoi jo pak. Jam shumë i mërzitur për këtë disfatë sidmos për futbollistët e mi të cilët zhvilluan një ndeshje të madhe".

Një koment i Allegrit kishte bënte edhe me zëvendësimin e Pirlos.

" Ishim në vështirësi dhe kishim nevojë për një lojtar me më shumë tipare mbrojtëse, prandaj edhe vendosa të zëvendësoja Pirlon"

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat