Neymar negocion rinovimin me Barcelonën

Sporti

Neymar negocion rinovimin me Barcelonën

Më: 23 dhjetor 2014 Në ora: 00:17

Bisedimet mes palëve kanë nisur prej kohësh por gjatë ditëve të fundit kanë qenë edhe më të shpeshta.

E ardhmja e Neymar Jr do të jetë te Barcelona edhe për shumë vite të tjera. Drejtuesit e klubit blaugrana kanë nisur bisedimet me babain e futbollistit që është njëkohësisht edhe menaxheri i sulmuesit brazilian në mënyrë që Neymar të rinovojë kontratën e tij me Barcën. Dicka e tillë zbulohet nga e përditshmja katalanase Sport e cila e vë theksin te fakti se presidenti i Barcës Josep Maria Bartomeu kërkon tia zgjasë edhe me dy vite të tjera kontratën aktuale lojtarit 22-vjecar, ndërkohë që babai i Neymar pretendon që marrëveshja që ekziston momentalisht mes palëve të shyhet deri në verën e vitit 2022.

Bisedimet mes palëve kanë nisur prej kohësh por gjatë ditëve të fundit kanë qenë edhe më të shpeshta. Kontrata aktuale e Neymar me Barcën e nënshkruar në ditën që futbollisti u bë zyrtarisht pjesë e klubit spanjoll e ka kohëzgjatjen deri në vitin 2018, ndërkohë që nëse firmos marrëveshjen e re sulmuesi i talentuar brazilian do të përfitojë edhe një rritje page. Aktualisht Neymar Jr ndodhet me pushime në vendlindjen e tij Brazil ndërkohë që ai do të rikthehet në Barcelonë në datën 2 Janar për të vijuar përgatitjen me pjesën tjetër të skuadrës për ndeshjen e parë të 2015-s atë ndaj Real Sociedad në datën 4 Janar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat