Galliani: Milani, inferior ndaj asnjë ekipi

Sporti

Galliani: Milani, inferior ndaj asnjë ekipi

Më: 22 dhjetor 2014 Në ora: 22:56

Adriano Galliani është i bindur se në përfundim të kampionatit Milani do të pozicionohet mes tre skuadrave më të mira..

4 pikë të grumbulluara në dy ndeshje të vështira sic ishin ato ndaj Napolit dhe Romës, kanë rritur entuziasmin në shtëpinë e Milanit. Adminstratori i deleguar i kuqezinjëve Adriano Galliani është i bindur se në përfundim të kampionatit Milani do të pozicionohet mes tre skuadrave më të mira të Serie A dhe do të ketë mundësi të luajë sezonin e ardhshëm në Uefa Champions League.

" Deri në këtë fazë të sezonit, kemi fituar përballë Lazios dhe Napolit dhe kemi zhvilluar një paraqitje shumë të mirë edhe kundër Juventusit edhe pse jemi mundur. Unë mendoj se ky Milan nuk është inferior ndaj asnjë skuadre që ka përpara në renditje, prandaj edhe jam besimplotë se do të arrimë të luajmë në Champions League vitin e ardhshëm".

Më pas Galliani iu rikthye edhe njëherë ndeshjes me Romën si dhe foli për disa lojtarë të Milanit në vecanti.

" Në Romë treguam se dimë të luajmë mirë futboll dhe se jemi një skuadër e mobilizuar. Përballë verdhekuqëve ky Milan shfaqi një shpirt të lart gare dhe një dëshirë shumë të madhe për të bërë rezultat. Për ata cfarë ka treguar skuadra gjatë këtyre ndeshjeve të fundit dua të vlerësoj në vecanti dy lojtarë. Bëhet fjalë për Diego Lopez dhe Mexses të cilët me sigurinë e tyre i ka dhënë një tjetër dimension prapavijës së Milanit".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat