Gotze: Gjermania e motivuar, kërkojmë Europianin

Sporti

Gotze: Gjermania e motivuar, kërkojmë Europianin

Më: 22 dhjetor 2014 Në ora: 22:41

Sipas lojtarit 22-vjecar, Gjermania do të bëjë cmosë për të triumfuar edhe në kampionatin europian që do të zhvillohet në Francë në vitin 2016.

Mario Gotze njeriu që me golin e tij në finalen e Marcanasë i dha Gjermanisë titullin e 4-t Botëror në një intervistë deklaroi se te kombëtarja e pancerave nuk janë aspak të dehur nga suksesi në Kupën e Botës dhe dëshirojnë të fitojnë akoma edhe më tepër. Sipas lojtarit 22-vjecar, Gjermania do të bëjë cmosë për të triumfuar edhe në kampionatin europian që do të zhvillohet në Francë në vitin 2016.

" Unë nuk besoj se te kombëtarja jonë ka probleme me motivimin e futbollistëve. Një skuadër kur fiton një kompeticion madhor sic është Kupa e Botës, dëshiron të fitojë një tjetër trofe në një afat të shkurtër kohor. Sfida jonë e madhe është të triumfojmë në Europianin francez".

Skuadra që drejtohet nga Joachim Low nuk i ka nisur aspak mirë kualifikueset e Francë 2016, pasi në katër ndeshjet e para të grupit D eliminator ka grumbulluar vetëm 7 pikë nga 12 të mundshme, dhe pozicionohet e dyta pas Polonisë kryesuese. Gjithsesi një situatë e tillë nuk e shqetëson aspak Mario Gotzen që ka besim se Die Manschaft do të kualifikohen pa patur shumë probleme në fazën finale të kampionatit europian.

"Kundërshtarët tanë kur luajnë ndaj nesh përpiqen të japin 300% të mundësive të tyre në fushën e blertë, pasi e dinë që përballë kanë kampionët e Botës dhe dicka e tillë shton edhe më shumë motivimin te ata. Megjithatë ne jemi skuadra për t'u mundur dhe dëshirojmë t'i fitojmë të gjitha ndeshjet që luajmë. Unë mendoj se nuk do të hasim vështirësi për t'u kualifikuar në Euro 2016".

Në fund Gotze komentoi edhe largimin nga kombëtarja e pancerave të tre lojtarëve me peshë si Miroslav Klose, Philip Lahm dhe Per Mertesacker.

"Në një fare mënyre ne aktualisht mund të konsiderohemi si një skuadër e re. Në futboll të tilla gjëra janë të pashmangëshme dhe ne si një kombëtare që kemi pësuar shumë ndryshime tashmë kemi edhe objektiva të rinj për të arritur. Është një mëkat të mos kesh më në skuadër një lojtar si Lahm apo një goledor si Klose por futbolli kështu e ka dhe ne nuk na mbetet gjë tjetër vecse të punojmë fort për të arritur të tjera suksese".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat