Blatter: FIFA ka nevojë për besueshmëri

Sporti

Blatter: FIFA ka nevojë për besueshmëri

Më: 22 dhjetor 2014 Në ora: 22:11

Pak ditë më parë, kreu i zyrës së hetimit në Komitetin e Etikës, Michael Garcia u largua nga kjo detyrë për shkak të konfliktit me drejtuesit më të lartë.

Sepp Blatter e pranon se nevojitet shumë punë për të rikthyer besueshmërinë në institucionin e FIFA-s pas akuzave për skandalin korruptiv për caktimin e Botërorit 2018 dhe 2022. Pak ditë më parë, kreu i zyrës së hetimit në Komitetin e Etikës, Michael Garcia u largua nga kjo detyrë për shkak të konfliktit me drejtuesit më të lartë për raportin përfundimtar në lidhje me këtë çështje. FIFA bëri me dije se shumë shpejt do ta publikojë raportin që synon të pastrojë imazhin e institucionit.

"Opinioni publik është shumë i rëndësishëm sepse futbolli është një lojë shumë popullore në botë. Prandaj në këndvështrimin tim është jetike që të restaurojmë besimin që njerëzit kanë ndaj FIFA-s". Një qëndrim me nota më të ulëta nga kreu i FIFA-s, Sepp Blatter, i cili nuk ka pranuar të ndryshojë destinacionin e Botërorit 2022, pavarësisht se në mënyrë jo të drejtëpërdrejtë ka pasur influenca me ngjyrim korruptiv për t'ia caktuar Katarit të drejtën e organizimit. "Kam bërë disa rekomandime për të cilat kanë rënë dakort të gjithë anëtarët e Komitetit Ekzekutiv. Të paktën për një herë të vetme jemi shfaqur në unison sepse të gjithë ishin dakort për publikimin e raportit, në mënyrë që t'u japim fund zërave që lidhen me këtë çështje". Mandati i presidentit aktual të FIFA-s, Sepp Blatter skadon në vitin 2015 por sipas të gjitha gjasave, ai do të kërkojë një tjetër 4 vjeçar në krye të institucionit më të rëndësishëm të futbollit botëror. Sfidanti i vetëm në këtë garë për Blatter do të jetë francezi Jerome Champagne, i cili nuk ka zgjedhur gjuhën e ashpër për të kërkuar votën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat