Roma, shumë probleme për t'u zgjidhur nga Garcia

Sporti

Roma, shumë probleme për t'u zgjidhur nga Garcia

Më: 22 dhjetor 2014 Në ora: 22:11

Ky është rasti i Romës, që pavarësisht ecurisë pozitive në Serinë A në 16 javët e para të sezonit, ka disa probleme për të zgjidhur në këtë pauzë.

Ndodh që edhe pushimet dimërore, të mos e ruajnë entuziazmin në një skuadër që pretendon titullin kampion. Ky është rasti i Romës, që pavarësisht ecurisë pozitive në Serinë A në 16 javët e para të sezonit, ka disa probleme për të zgjidhur në këtë pauzë të shkurtër të festave të fundvitit. Shqetësimi më i madh lidhet me futbollistit më efikas në fazën sulmuese, Gervinho, i cili së bashku me Keita do të grumbullohen nga përfaqësueset respektive në Kupën e Kombeve të Afrikës, për t'u kthyer në Trigoria në fund të muajit shkurt.

Sulmuesin nga Bregu i Fildishtë duhet ta zëvendësojë Iturbe, por ish-futbollisti i Veronës, nuk ka krijuar impaktin e duhur në Olimpico, edhe pse ka qenë një blerje shumë e shtrenjtë. Garcia ka alternbativë të parë Ljajic, që po tregon një rritje të vazhdueshme të formës.

Në Trigoria më i pakënaquri është Destro. Gjatë vitit kalendarik sulmuesi i kombëtares italiane ka shënuar vetëm 14 gola dhe nuk po aktivizohet në vazhdimësi nga Garcia, cka ka sjellë edhe reagimin e tij për zgjedhjet e trajnerit. Sistemi i lojës së Romës, nuk i nxjerr në pah vlerat e tij, ndaj mbetet për t'u parë se cila do të jetë zgjidhja që do të gjejë trajneri italian për një lojtar ndaj të cilit pritshmëritë ishin shumë më të larta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat