Kramer rinovon me Leverkusenin deri më 2019

Sporti

Kramer rinovon me Leverkusenin deri më 2019

Më: 22 dhjetor 2014 Në ora: 22:10

Mesfushori 23-vjecar pasi të mbyllë sezonin e aktual me Borussia Monchengladbach do të rikthehet në verë te Aspirinat, për të marrë një rol protagonisti në "Bay Arena".

Kristof Kramer sbonon Realin e Madridit dhe firmos rinovimin e kontratës me Bayer Leverkusen deri në vitin 2019. Mesfushori 23-vjecar pasi të mbyllë sezonin e aktual me Borussia Monchengladbach, ku është dhënë në formën e huazimit, do të rikthehet në verë te Aspirinat, për të marrë një rol protagonisti në "Bay Arena".

Mesfushori i kombëtares së Gjermanisë, kampion bote në Brazil 2014, konsiderohej një alternativë e mirë për mesfushën e Los Blancos, ku Modric, James dhe Khedira, kanë lënë shumë hapësira për arsye dëmtimi, por lojtari e pa të arsyeshme rinovimin me Leverkusen, që i ofron më shumë siguri përsa i përket aktivizimit në vazhdimësi.

Në faqen zyrtare të Leverkusenint Kramer u shpreh se pas bisedimeve të gjata mes drejtuesit e klubit nuk pati asnjë dyshim për të zgjatur bashkëpunimin me klubin ku është rritur si futbollist. 23-vjecari nuk la pa falënderuar VfL Bochum dhe Borussia Monchengladbach, skuadra që e ndihmuan të rritet profesionalisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat