Haxhi Krasniqi: Dua që ta bie titullin e botës në Kosovë

Sporti

Haxhi Krasniqi: Dua që ta bie titullin e botës në Kosovë

Nga: Kemajl Goca Më: 22 dhjetor 2014 Në ora: 19:52

Boksieri i mirënjohur nga Kosova, Haxhi Krasniqi, si hero i vërtetë është pritur në Prishtinë. Ai ishte i shoqëruar nga kryetari i Federatës së Boksit të Kosovës, Ramadan Selimi dhe Bekë Zeka, kryetar i Federatës së Boksit Profesionist të Kosovës, ku në hotelin “Swiss Diamond” mbajtën një konferencë me gazetarë. Krasniqi ishte i emocionuar dhe falënderojë të gjithë ku janë shqiptarët për përkrahjen që i dhanë. Krasniqi të shtunë që shkoi mbrojti titujt në versionin WBA Continental dhe WBO International. Krasniqi bindshëm mposhti boksierin polak, Daurisz Sek. Ai paralajmërojë se 95 për qind në mars do të luftojë për titullin e botës në kategorinë gjysmë të rëndë, ndaj gjermanit Jurgen Brahmer. Ai kujtojë edhe humbjen për titullin e botës në muaj prill të vitit 2013 nga uellsiani, Nathan Cleverly, që sipas tij, mësojë shumë. “Unë kam ardhur në pushim. Pas çdo fitoreje kam ardhur në Kosovë për ta festuar me ju. Dua të rri me ju, me familjen time, ta shijojë këtë fitore”, u shpreh Krasniqi.
“Energjia, fuqia dhe përkrahja më e madhe më vjen nga shqiptarët prandaj nuk do t’i harrojë dhe i falënderoj shumë”, shtoi tutje boksieri junikas.
Sipas këtij të fundit, fitorja kundër polakut Sek ka qenë jetike për vazhdën e karrierës.
“Ky duel ka qenë shumë i rëndësishëm për mua, kundërshtari ka pasur një stil tjetër prej kundërshtarëve tjerë. Kam mundur të jem më i mirë, por jam i lumtur që ia arrita qëllimit. Kundërshtari i radhës me gjasë do të jetë Brahmer”, deklaroi Krasniqi. Ai tha se ka ëndërr që të boksojë një ditë edhe në kryeqytetin e Kosovës.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë) foto "Bota sot"

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat