A ishte i gabuar zgjerimi i Ligës?

Sporti

A ishte i gabuar zgjerimi i Ligës?

Nga: Kemajl Goca Më: 22 dhjetor 2014 Në ora: 18:44


Përtëritja e ekipit me basketbolliste të reja, ishte një hap i duhur dhe i domosdoshëm, kështu vlerësoi kapitenia e trajnerja e KB Penza nga Peja, Valbona Bytyqi. Penza përfundoi në vend të dytë me 18 pikë dhe ka po aq sa edhe i treti, Golden Eagle Ylli nga Theranda dhe janë minus dy nga kryesuesja e ETC Superligës, Sigal Prishtina. “Jam shumë e kënaqur për këto rezultate që kemi arritur me gjeneratën më të re në ligë, e cila sillet me moshë 14-15 vjet. Jemi në vend të dytë, por për mu si Valbonë ka qenë shumë i vështirë ky kampionat, sepse vet kam qenë lojtare, vet trajnere”, theksoi Bytyqi, e cila ka synime të mëdha në pjesën pranverore. “Më përvojë jemi unë dhe Jeta Zeka. Synimet e klubit kanë qenë vetëm përtëritja e skuadrës, ku kemi arritur që me mungesë të 8 lojtareve kyqe të zëvendësojmë me lojtare të reja. Synimet tona janë të vazhdojmë me lojtare të reja, ku për dy vite ta kemi një skuadër edhe për përfaqësuese të Kosovës”, theksoi Bytyqi, duke llogaritur se lufta për titull do të jetë mjaft e ashpër.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat