Haxhi Krasniqi i pikëlluar me vdekjen e trajnerit gjerman

Sporti

Haxhi Krasniqi i pikëlluar me vdekjen e trajnerit gjerman

Nga: Kemajl Goca Më: 22 dhjetor 2014 Në ora: 16:29

Trajneri i mirënjohur gjerman në boks, Fritz Sdunek, ka ndërruar jetë. Ky lajm ka shokuar edhe boksierin e mirënjohur shqiptar nga Kosova, Haxhi Krasniqin, i cili të shtunën në mbrëmje mbrojti titujt në versionin WBA Continental dhe WBO International. Haxhi Krasniqi së bashku me këshilltarin e tij, Luan Dreshaj, i shprehin ngushëllimet edhe familjes së trajnerit.
“Fritz Sdunek për mendimin tim ka qenë trajneri më i mirë gjerman i të të gjitha kohërave. Nga viti 1994 Sdunek ka punuar mbi dy dekada për klubin me të njohur gjerman të asaj kohe Universum Box Promotion. Ka qenë trajneri i parë profesionist i vëllezërve Klitschko. Me Wladimirin ka punuar disa vite, ndërsa me Vitalin deri në fund të karrierës pa ndërprerë. Sdunek ka punuar dhe me Felix Sturm, Artur Greogorian, Dariusz Michalczewski etj. gjithsej ka marr pjesë në mbi 70 Kampionate Botërore si trajner kryesor dhe ka famë në mbarë botën. Në 3-4 vitet e fundit Sdunek kishte disa probleme kardiale dhe ishte operuar disa herë në zemër, andaj shkonte duke u tërhequr ngadalë nga boksi. Sot u dha lajmi i hidhur se Sdunek në moshën 67-vjeçare ndërroi jetë. Është një humbje e madhe për boksin gjerman dhe sidomos për familjen e tij të cilën i shprehim ngushëllime të përzemërta”, shkruan Luan Dreshaj. Nga ana tjetër, prestigjiozja gjermane, Bild, shkruan se Fritz Sdunek vdiq pasi katër ditë qëndroi në një nga spitalet gjermane me probleme në zemër. Ai vdiq pas një sulmi kardiak”.


Në foto në mes është trajneri gjerman

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat