Feniksi me tri fitore! Liburni pësoi humbje

Sporti

Feniksi me tri fitore! Liburni pësoi humbje

Nga: K.Goca Më: 22 dhjetor 2014 Në ora: 16:22

Garat edhe në fustsall po futen në zonën shumë të nxehtë. Feniksi nga Drenasi nuk ka të ndalur, ekip e cila realizoi edhe fitoren e tretë radhazi në Superligën e Kosovës. Feniksi shënoi fitore bindëse me rezultat 10:4 në përballje me Pejën. Lojtarët e ekipit nga Drenasi ishin më të mirë në shumë aspekte dhe si pasqyrë e kësaj shënuan fitore të thellë dhe njëkohësisht edhe janë krye të renditjes me nëntë pikë. Liburni nga Gjakova pësoi humbjen e parë në edicionin e sivjetshëm. Ata pësuan humbje me rezultat 5:3 nga Besa e Pejës. Pejanët dëshmuan përqendrim më të madh në lojë dhe sulmuesit e të cilës ishin edhe më efikas. Liburni radhitet në vend të dytë me 6 pikë ose dy më shumë se Besa që klasifikohet e pesta. Përlepnica pas dy humbjeve, shijoi edhe pikën e parë. Ekipi përlepnicas barazoi 4:4 me Junikun. Të dyja ekipet shtruan lojë të mirë e me rivalitet, dhe në fund u ndanë baras. BB Llapi u mposhtë me rezultat 6:5 nga Mitrovica. Pas një loje të mirë, mitrovicasit iu gëzuan fitores së parë në këtë edicion. BB Llapi lëshoi një mundësi të mirë për të dalë ngadhënjimtar dhe të jetë sa më lartë në renditje. Mitrovica ngjitet në vend të katërt me katërt pikë dhe lë dy pozita më poshtë, BB Llapin me vetëm 3 pikë të mbledhura. Rezultatet i bën të ditura Fitim Selmani, përfaqësues i futsallit.
Rezultatet
Besa-Liburni 5:3
BB Llapi-Mitrovica 5:6
Peja-Feniksi 4:10
Përlepnica-Juniku 4:4

Tabela

1. Feniks 3 3 0 1 9
2. Liburni 3 2 0 1 6
3. Juniku 3 1 1 1 4
4. Mitrovica 3 1 1 1 4
5. Besa 3 1 1 1 4
6. BB Llapi 3 1 0 2 3
7. Peja.F 3 1 0 2 3
8. Përlepnica 3 0 1 2 1

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat