Kur ke zemër të refuzosh Realin!

Sporti

Kur ke zemër të refuzosh Realin!

Më: 22 dhjetor 2014 Në ora: 15:59


Shumica e futbollistëve ëndërrojnë të luajnë te gjiganti spanjoll, Real Madrid, kampion i Botës dhe i Evropës, por ka edhe të atillë që e refuzojnë. Mesfushori i kombëtares së Gjermanisë, Kristof Kramer, e refuzojë Realin dhe vazhdoi kontratën me Leverkusenin deri në vitin 2019. Mesfushori 23-vjeçar pasi të mbyllë sezonin e aktual me Monchengladbach, ku është dhënë në formën e huazimit, do të rikthehet në verë te ‘Aspirinat’, për të marrë një rol protagonisti në ‘Bay Arena’. Në faqen zyrtare të Leverkusenint Kramer u shpreh se pas bisedimeve të gjata mes drejtuesit e klubit nuk pati asnjë dyshim për të zgjatur bashkëpunimin me klubin ku është rritur si futbollist.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat