Frustruese…

Sporti

Frustruese…

Më: 22 dhjetor 2014 Në ora: 14:35


Trajnerin e Arsenalit, Arsene Wenger, nuk e kënaq edhe barazimi 2:2 me Liverpoolin. ‘Topçinjtë’ pësuan gol në minutën e 90+7 dhe kjo ia mohoi fitoren në javën e 17-të në Premier League në futboll. “Ishte ndeshje e ngjeshur. Luajtëm dobët në pjesën e parë dhe Liverpooli ishte më i mirë. Humbëm topin shpejt dhe kur nuk je i mësuar me diçka ajo është frustruese”, ka thënë Wenger, duke përmendur edhe minutat shtesë të lojës. “Në kohën shtesë duhet t’i mbijetosh dy ose tre kornerëve dhe gjuajtjeve të lira. Ne patëm shumë mbrojtës në zonë dhe ata shënuan. Është zhgënjyese që as nuk kërcyen. Duhet që të gjithë të jenë të përqendruar gjatë kornerit”, ka thënë Wenger.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat