Çmenduari e Manchester Utd, 100 milionë euro për Balen

Sporti

Çmenduari e Manchester Utd, 100 milionë euro për Balen

Më: 22 dhjetor 2014 Në ora: 13:11

Një lajm i pabesueshëm i afatit kalimtar vjen nga Anglia ku besojnë se Gareth Bale kërkon të rikthehet në Premier League. Edhe pse në Madrid, uellsiani po fiton gjithçka duke u bërë një nga lojtarët kyç të formacionit të Ancelottit, "Daily Express" këmbëngul se ish sulmuesi i Tottenham synon të rikthehet në ishull për të veshur fanellën e Manchester United. Lajmin e citon edhe madrilenia "AS", sipas së cilës, Van Gaal është gati të derdhë 100 milionë euro në arkën e "Los Blancos" për ta vendosur uellsianin nën urdhrat e tij. Më shumë se dëshira e lojtarit është ajo e teknikut holandez për ta marrë në "Old Trafford", pasi ai nuk është ende i kënaqur me grupin që ka në dispozicion edhe pse gjatë verës bëri disa shpenzime të çmendura në afatin kalimtar duke afruar Di Marian dhe Falcaon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat