Kolshi, djaloshi që po bën emër në Angli

Sporti

Kolshi, djaloshi që po bën emër në Angli

Më: 22 dhjetor 2014 Në ora: 12:02


Një yll i ri po lind në sportin e golfit, por e veçanta e kësaj është se djaloshi Aidan Kolshi është me prejardhje nga Kosova por që ka lind dhe jeton në Londër të Anglisë. Talenti që tani më ka bërë emër në ishullin anglez, po i habit edhe ekspertët e këtij sporti, që po llogarisin një të ardhme të shndritshme. Suksesi i fundit i këtij djaloshi ishte të dielën kur edhe arriti të triumfoi në kupën e fuqishme që u zhvillua në “Pine ridge golf Club Camberley Surrey – Angli”. Në këtë garë morën pjesë 40 garues prej moshës 8 deri më 14 vjet. “Kjo është kupa e pestë që e ka fituar Aidani në këtë vit, kurse i njëjti ka marr pjesë në dy aktivitet tjera ku ka qen i dyti. Djali im momentalisht i ka 8 vjet, ndërkohë që duhet cekur se me këtë sport ka filluar para 1 viti e gjysme. Gjithçka filloj rastësisht, kur unë shkoja të luaja në fushat e golfit gjithnjë e merrja djalin tim të më shikoj dhe për një moment ai merr shtagën dhe godet një top, e më pas më thotë ky është sporti që dua të luaj tash e tutje”, zbulon i ati i tij, Beni Kolshi, duke shtuar se tani me sukseset e djalit të tij po mburren krejt familja. Ai shpreson se një ditë Aidani do ta përfaqësoj Kosovën. “Aidani vitin e ardhshëm do të luaj në tre turne të forta në Amerikë. Ai është ftuar të merr pjesë në USA Open për junior, kurse ne do ta valojmë flamurin Kosovës. Besoj se së shpejti do të formohet edhe federata e golfit në Kosovë, kurse ëndrra jonë është normal që të përfaqësojmë vendin tonë në të ardhmen”, pohon Kolshi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat