Kritikon

Sporti

Kritikon

Më: 22 dhjetor 2014 Në ora: 11:58

Dortmundi është në pozicionin më të keq të mundshëm në renditjen e klasifikimit në Bundesliga I. Verdhezinjtë renditen në vend të 17-të me 15 pikë të mbledhura dhe ky pozicion i bën nervoz edhe vet futbollistët. Kapiteni i Dortmundit, Mats Hummels, kritikon skuadrën e tij për ecurinë katastrofave. “Është një situatë e sikletshme dhe ne jemi patetikë. Nuk ka asnjë garanci se do të përmirësohemi në të ardhmen. Çdo lojtar kyç është dëmtuar gjatë pjesës së parë të sezonit. Kemi luajtur shumë keq dhe jemi të shqetësuar. Nëse do të rikthehen lojtarët më të fortë deri në fund të janarit, ndoshta situata do të ndryshojë, por e riktheksoj se për këtë nuk ka asnjë garanci”, ka thënë Hummels.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat