Mbreti ynë!

Sporti

Mbreti ynë!

Nga: Shkruan: Milot Shabani Më: 22 dhjetor 2014 Në ora: 10:14

Reagimet sportive

Haxhiu Krasniqi boksoi në mënyrë shkollore dhe për asnjë çast nuk i la rast kundërshtarit që të ndërmerr iniciativë. Boksieri ynë ishte i përgatitur në përgjithësi dhe që reflektoi në çdo rundë, duke i dhënë goditje të forta polakut, Dariusz Sek, saqë disa herë e humbi edhe kontrollin. Haxhiu dëshmoi përgatitjen e lartë dhje ajo që bie në sy në asnjë sekondë apo si të themi as në të qindtën e sekondës nuk e nënçmoi kundërshtarin. 12 runde, që vërtetë janë shumë të vështira, ai kishte dominimin dhe më së miri e vërtetuan edhe gjyqtarët kur vlerësuan unanimisht për fitoren bindëse të tij. Haxhiu mori zemër edhe nga numri i madh i shikuesve sidomos bashkatdhetarët tanë që ishin në sallën e Munihut. Ai boksoi me një zgjuarsi, godiste më kujdes dhe disa herë e zuri në pozicionin mat kundërshtarin. Polaku dinte të bëhej disa herë edhe agresiv dhe kërkonte me një inati të pashoq që të gjejë një pikë të dobët të boksierit tonë, por ishte pamundshme. Hiç ndonjë gabimi të vogël të Haxhiut, por që e riparonte shumë shpejtë, në asnjë rast polaku nuk kishte forcë që të bënte më shumë. Polaku në të 12 rundet ishte më i dobët, ishte në disavantazh nga kryetrimi shqiptar. Se Haxhiu është një boksier i kalibrit të lartë e dëshmoi edhe pas përfundimit të meçit, duke treguar sinqeritetin dhe thjeshtësinë e tij dhe për asnjë moment nuk provokoi, por e kremtoi fitoren së bashku me tifozë në palestër ku iishin me mijëra shqiptarë, pa llogaritur edhe miliona të tjerë pranë ekraneve televizive. Haxhiu gjithsesi tregoi teknikë dhe qëndrueshmërinë e tij, e cila ishte arma më e fuqishme, kur e thotë edhe vet se kishte kondicion dhe moral të fortë në këtë sfidë. Kjo fitore gjithsesi se ia hap edhe rrugën drejt titullit të botës në kategorinë gjysmë të rëndë. Një sukses i jashtëzakonshëm i tij, që na bëri të gjithë shqiptarëve kudo që jemi të ndihem krenar, sepse mbrojti titujt në versionin WBA Continental dhe WBO Intercontinetal. Ai është në rrugë të mrekullueshme që të bëhej edhe kampion bote, që do të ishte edhe një e arritur e madhe jo vetëm për të por në përgjithësi për shqiptarët. Prandaj, mënyra se si boksoi Haxhiu ndaj polakut, ishte një shkollë për të gjithë që mund të mësojnë shumë gjëra nga ai. E para, ai për 12 runde ishte i kujdesshëm, ruajti epërsinë dhe herë – herë edhe godiste pamëshirshëm rivalin. E dyta, e dinte se është bindshëm duke udhëhequr, por asnjëherë nuk ndihej komod, por boksoi me mjeshtri dhe nuk lejonte ndonjë rast përfitues për polakun. E treta, pas intervistës në gjuhën gjermane për televizionin gjerman, në fund flet edhe në gjuhën shqipe, duke iu treguar gjithë botës se nga vjen dhe nuk e harron vendlindjen e tij. Mbreti ynë tregoi zemër të madhe dhe fuqishëm shtegton drejt titullit të botës.
Autori është ish-boksier i kombëtares së Kosovës

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat