Mourinho “lëvdata” për gjyqtarin para ndeshje ndaj Stoke

Sporti

Mourinho “lëvdata” për gjyqtarin para ndeshje ndaj Stoke

Më: 22 dhjetor 2014 Në ora: 09:49

Menaxheri i Chelseat, Jose Mourinho, mezi pret sfidën e sotme në kampionat ndaj Stoke Cityt, duke shtuar se ai nuk e ka problem pasi beson se gjyqtari do ta kontrollojë ndeshjen.
Ndeshja do të gjykohet nga Neil Swarbrik dhe Mourinho shpreson që ky i fundit nuk do të lejojë rivalët të jenë agresivë përtej kufijve të lojës, një gjë për të cilën Stoke njihet.

"Më pëlqen [testi për të shkuar te Stoke]. Më pëlqen, por nuk është problem me një gjyqtar të mirë që mund të kuptojë se çfarë është agresiviteti, ose kur agresioni përfundon dhe kur fillojnë rregullat e lojës. Nuk është aspak problem”.

“Ne kemi nevojë për një gjyqtar të mirë, po. Mendoj se ne kemi nevojë për një gjyqtar të mirë, me përvojë, i cili mund ta kuptojë saktësisht këtë”.

“Ajo çfarë ndodh në të dyja golat në ndeshje të tilla, ka nevojë për vendime të mëdha. Çfarë është agresivitet dhe çfarë kalon përtej kësaj, çfarë kalon përtej rregullave të lojës. Kjo është e rëndësishme, por më pëlqen, po”, ka thënë Mourinho.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat