Mancini: Interi luan me frikë

Sporti

Mancini: Interi luan me frikë

Më: 22 dhjetor 2014 Në ora: 09:47

Roberto Mancini thotë se Interi luan me frikë kurdo që luan para publikut të vet në San Siro.
Nerazzurrët mbrëmë barazuan 2-2, pasi fillimisht e panë veten në disavantazh 2-0, para se të rikthehen për të barazuar.

“Ka pak frikë, veçanërisht kur ndeshjet marrin një kthesë të keqe. Ne duhet ta tejkalojmë këtë pengesë dhe unë besoj se do ta bëjmë. Shpresoj se në ndeshjen e ardhshme në shtëpi ne mund ta ruajmë portën e paprekur ose së paku të shënojmë më shumë gola”.

“Nëse ju shikoni në golat që pranuam, i pari ishte goditje e lehtë dhe i dyti një lojtar që vrapoi nga mesfusha. Ne duhet të përpiqemi të përmirësohemi në shumë aspekte dhe kjo është një prej tyre”, ka deklaruar Mancini.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat