Arsenali refuzon Vidicin

Sporti

Arsenali refuzon Vidicin

Më: 22 dhjetor 2014 Në ora: 09:46

Arsenali ka refuzuar shansin për të nënshkruar me ish-kapitenin e Manchester United, Nemanja Vidic.
Mediat britanike raportojnë se Arsenalit i ishte ofruar mundësia për të nënshkruar me Vidic, javën e kaluar, me Topçinjtë që përballen me probleme defensive.

Megjithatë menaxheri Arsene Wenger vendosi të qëndrojë me skuadrën aktuale deri në janar, kur do të kërkojë ndonjë përforcim tjetër në këtë repart.

Vidic u largua nga Old Trafford gjatë verës pasi nënshkroi marrëveshje trevjeçare me Interin, por ai mund të lejohet të largohet qysh në janar nëse vjen ndonjë ofertë e mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat