Mancini: Kovaçiç do të bëhet lojtar i madh

Sporti

Mancini: Kovaçiç do të bëhet lojtar i madh

Më: 22 dhjetor 2014 Në ora: 09:22

Roberto Mancini, trajner i Interit, ka thënë se skuadra e tij nuk luajti keq në kundër Lazios.

Interi mbrëmë nga disavantazhi prej 0-2, u rikthye në lojë duke barazuar rezultatin, e duke siguruar një pikë të madhe në kuadër të xhiros së 16-të të Serisë A.

Teknikut italian tha se të përzgjedhurit e tij bën një paraqitje shumë të mirë në pjesën e dytë. Ai ka lavdëruar kroatin Mateo Kovaçi, i cili shënoi një super gol.

“Në pjesën e parë nuk treguam formë të mirë, por ne pjesën e dytë ne ishim kompakt dhe ne sulmuam shumë. Ne nuk luajtëm keq, por ne duhet akoma ta përmirësojmë lojën tonë”, ka thënë Mancini.

“Kovaçiç ka cilësitë të mëdha dhe po përmirësohet çdo javë, sepse ai është një lojtar i ri. Ai do të bëhet një lojtar i madh”, tha Mancini.

Inter aktualisht zë vendin e 11-të më 21 pikë të tubuara, kurse Lazio renditet në pozitën e tretë më 27 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat