Ronaldo: Moment historik

Sporti

Ronaldo: Moment historik

Më: 21 dhjetor 2014 Në ora: 18:21

Sulmuesi i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, fare nuk ndihet i shqetësuar që nuk realizoi asnjë gol në Kupën e Botës për klube në futboll. Ai është krenar që me klubin e tij e fituan Kupën e Botës, pasi që në finale e mposhtën me rezultat 2:0 ekipin argjentinas, San Lorenzo. Ai deklaroi se Reali është në një formë shumë të mirë dhe shpreson se do të përsëri sukseset e këtij viti. “Shpresoj se 2015-ta do të jetë aq e mirë sa edhe 2014-ta dhe ne do të fitojmë gjithçka sikur që fituam këtë vit. Triumfi në Botërorin e Klubeve është një moment historik që do ta ketë një vend të veçantë në zemrën time. Do të më motivojë të vazhdojë përpara”, tha Ronaldo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat